Skema e re për uljen e çmimit të energjisë elektrike do të zbardhet deri në 1 dhjetor.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke folur në Kuvend ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm tha se tashmë ka përfunduar analiza dhe ulja e çmimeve do të jetë sipas praktikave europinae.
Më herët kreu i qeverisë, por edhe zv.kryeministrja kanë thënë se në 1 janar qytetarët do të paguajnë më lirë energjinë elektrike.
Por ende nuk dihet nëse kjo ulje do të jetë për kategori të veçanta apo në bazë të konsumit të energjisë elektrike.
/a.r