Liderët e G20 pozuan të hënën për fotografinë zyrtare të Samitit të Aleancës Globale për Luftën kundër Varfërisë dhe Urisë, me Malin e Sheqerit në Rio de Zhaneiro në sfond.
Por 3 prej liderëve kryesorë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e humbën fotografinë zyrtare pasi arritën me vonesë pas një takimi trepalësh. Treshja mbërriti pikërisht kur liderët po zbrisnin nga podiumi i fotografisë.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, hapi samitin e vendeve të G20 me nisjen e një aleance globale për të luftuar varfërinë dhe urinë, e mbështetur nga mbi 80 vende.
/a.r