Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ulur dënimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Ky i fundit u shpall fajtor për fshehje pasurie në janar të këtij viti dhe u dënua me 1 vit burg, konvertuar në 2 vite shërbim prove. Por Apeli i GJKKO ka ulur dënimin në 6 muaj burg, konvertuar në 1 vit shërbim prove.
Ardjan Hajdari u kallëzua penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
Hajdari u pezullua nga detyra në KPA më 7 shkurt të vitit 2022, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.
/a.r