Papa Françesku ka reaguar për lumturimin e dy martirëve në Shkodër, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq.
Në fjalën e tij gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, Papa u shpreh se shembulli i këtyre martirëve, duhet të forcojë çdo krishter që persekutohet për fenë.
‘Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër janë shpallur të lume dy martire Luigi Palia, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minore dhe Dom Gjon Gazulli meshatar dioqezan. Viktima të persekutimiut fetar të shekullit të XX. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishter që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, theksoi Papa.
Dy martirët Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq janë shpallur të lumë. Mesha e shenjtë u mbajt në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër dhe u drejtua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, eminenca e tij Kardinal Marcello Semeraro.