Një 32 vjeçar ra në pranga e policisë së Korçës, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Skerdjan Spahiu, i cili u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin “Bilisht -Korçë”.
Gjatë kontrollit, në pjesën e motorrit të automjetit të Spahiut u gjetën të fshehura 4 qese me 3 kilogramë kanabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.