Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në disa zona në kryeqytet. Lajmi raportohet nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Dyshohet se bëhet fjalë për një operacion antidrogë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Policia e Shtetit.
Raportohet se nga ky aksion i disa agjencive ligjzbatuese në vend janë arrestuar disa persona.
Ajo që dihet deri më tani është se një nga zonat ku ka kontrolle është Kodra e Diellit.
/a.r