Katër persona janë arrestuar në Tepelenë pasi u kapën duke transportuar drogë. Sipas policisë, janë sekuestruar tre thasë me kanabis me rreth 30 kilogram.
Të arrestuarit janë Ilir Dura, Franci Dura, Mehemet Mino dhe Reshat Bakia.
Ata akuzohen për veprën penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.