Për ekspertin Gjergj Bojaxhi, Donald Trump nuk është personi i duhur që të përfaqësojë shtetin më të rëndësishëm të botës.
Sonte në studion e “Opinion” ai përjashtoi edhe mundësinë që ai është votuar për të bërë ndryshimin në ekonomi. E teksa u ndal te ndikimi i kësaj përzgjedhjeje në vendin tonë, ai theksoi se tanimë Shqipëria s’mund ta shohë Amerikën si model.
“Përsa i takon vendeve si Shqipëria në të cilat demokracitë janë të ngecura e Amerika ishte shembull se si duhet të aspirojmë që të bëhemi, ky është shembulli më i keq. Do dalë nesër Ambasada Amerikane do thotë reforma në drejtësi. Për çfarë?! Si e ka emëruar Trump gjyqtarin dhe çfarë ka thënë do bëjë më tej? Politikanë të dënuar me burg? Trump është i dënuar, thjesht u shty vendimi prej fushatës. Ai mund të mos dënohet tani direct, por pas 4 vitesh duhet të përballet me ato vendime. Gjithsesi në aspektin e shembullit sidomos për Shqipërinë, është më i gabuari”, tha Bojaxhi.
/a.r