Dy shqiptarët e kishin menduar deri në detaje planin e kultivimit të drogës. Blerim Daci dhe Elidon Leka kishin zgjedhur një godinë të braktisur, që më parë kishte qenë një klub nate, dhe pozicioni i saj ishte shumë pranë Stacionit Policor Sutton në jug të Londrës.
Mediat britanike raportojnë se dy shqiptarët janë prangosur pas akuzave për kultivim kanabis. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, të cilat shkruajnë se të dy shqiptarët janë burgosur pas akuzave për kultivim kanabisi.
Policai vendosi që të bënte një kontroll një kontroll në këtë godinë të braktisur, dhe ajo çfarë zbuluan kur hynë brenda ishin bimë gati për t’u korrur, varur në tavan. Daci, 28 vjeç, u burgos për 24 muaj dhe Leka, 26 vjeç, mori një dënim me 20 muaj burg në Gjykatën Croydon Croën.
Zyrtarët vlerësuan vlerën totale të drogës, nëse shitej, rreth 170,000 Paund. Çifti i shqiptarëve mësohet se kishte jetuar brenda klubit të natës që ishte mbyllur prej dy vjetësh.
express