Deputetët e opozitës dhe ata të Partisë Socialiste, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për mënyrën se si do të fliste Ilir Beqaj para Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Debati lindi pikërisht pas kërkesës së ish-ministrit për të bërë një prezantim me audio dhe video para komisionit lidhur me pozicionin e tij para se t’i përgjigjej pyetjeve. Por kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, tha se sipas ligjit, ai ka të drejtë vetëm të japë një deklaratë dhe më pas t’i nënshtrohet seancës së pyetjeve.
Kjo ka ngjallur reagimin e socialistëve. “Po i mohoni një të drejtë kushtetuese”, tha nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca. “Ti je në konflikt të hapur interesi sepse ke të njëjtin avokat me Beqajn”, iu përgjigj Vokshi.
Debati:
Ilir Beqaj: Kërkoj që në bazë të ligjit për komisionet hetimore, ligji përcakton se kur merrni leje në gjykatë për dëshminë time, mund të ju japë një kornizë të asaj që mund të them që pastaj të mos përdoret kundër meje në proceset penale.
Albana Vokshi: Ne kemi ndjekur të gjitha procedurat për të marrë leje për dëshminë tuaj. Kushtetuesja ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendojse me hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari. Duke ju siguruar që kemi marrë hapat e duhura, do ju ftoja që të vijojmë me deklaratën lidhur me objektin e dëshmisë tuaj.
Plarent Ndreca: Nuk është shoqëruar me një kufizim të caktuar për këtë çështje.
Ilir Beqaj: Nga deputetët e komisionit, shpesh është thënë për të informuar publikun. Dua të ilustroj me zë, figura, numra atë që do të them në deklaratë.
Albana Vokshi: Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë tek deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Power Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Power Point” këtu nuk lejohet.
Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.
Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.
Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.
Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij. Këtu është për të ju përgjigjur pyetjeve. Shkoni tek Surrel.
Plarent Ndreca: Kush je ti që thua jo këtu? Ne vendosim, jemi shumica.
Albana Vokshi: “Power Point” këtu nuk lejohet! Është komision hetimor dhe është këtu për të ju përgjigjur pyetjeve.
/a.r