Gazetari somalez i cili ka ndihmuar grupin terrorist al-Shabaab të vrasë pesë gazetarë të tjerë, është ekzekutuar me vdekje. Hassan Hanafi, u dënua me vdekje muajin e kaluar nga një gjykatë ushtarake në kryeqytetin Mogadishu.
Ai kishte ndihmuar grupin militant për të identifikuar objektivat e mundshme në mesin e gazetarëve nga viti 2007 deri ne vitin 2011, shkruan The Independent. Ndërsa, Hanafi punonte për radion “Andaluzi” dhe ishte pjesë e grupit terrorist të al Shabaab, ai thërriste gazetarët e tjerë dhe i kërcënonte me vdekje, nëse ata nuk pranonin të bashkoheshin me militantët.
Grupi terrorist al-Shabaan organizon shumë herë sulme në kryeqytetin somalez dhe në qytet përreth. Që nga viti 2007 në Somali janë vrarë 25 gazetarë dhe është njëri ndër vende më të rrezikshme për gazetarët, përcjell Express.