Një shpërthim në një banesë të pabanuar dyshohet se ka ndodhur në Don Bosko.
Policia është njoftuar nga qytetarët për shpërthimin dhe po shkon në vendin e ngjarjes, për ta verifikuar.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, teksa pritet një reagim nga policia.
Njoftimi;
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.