Kryeministri shqiptar u prit me protesta, ndërsa hynte në Muzeun hebre, ku u zhvillua dje ceremonia e takimit të tij me diasporën shqiptare në SHBA.
Në fillim të aktivitetit, ajo që ra në sy ishte një grup ambientalistësh shqiptarë dhe amerikanë të cilët e kishin menduar ndryshe pritjen e Kryministrit të Shqipërisë, duke protestuar me pankarta ne duar “EDI RAMA NO HYDROPOWER IN VALBONA”.
Të pyetur nga dritare.net, ata u shprehën kundër projektit të ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së Lumit të Valbonës në Tropojë. Kjo protestë e mbajtur ditën e djeshme, jashtë dyerve të muzeumit “ Museum of Jewish Heritage,” në Nju- Jork ishte në vazhdim të protestave që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe Tropojë.
Aktivistët amerikanë që morën pjesë në këtë protestë, nuk ishin shumë, por ata janë ambientalistë të profilit të lartë dhe të njohur në Nju-Jork për për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit në SHBA.