Në SHBA kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e garës intensive për zgjedhjet presidenciale mes rivalëve demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Donald Trump që dukej i lodhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania pasi votoi në Palm Beach në shtetin federal të Floridës dhe deklaroi më pas, se në rast të humbjes së zgjedhjeve, ai do ta pranojë rezultatin me kusht që zgjedhjet të jenë korrekte: “Nëse i humbas zgjedhjet, nëse ato janë zgjedhje korrekte, do të jem unë i pari, që do ta pranoj rezultatin”, tha Trump pasi hodhi votën në kutinë e votimit. “Deri tani mendoj, që zgjedhjet janë korrekte”, shtoi ai duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale dhe atyre për kongresin në SHBA.
Trump: “Qëndroni në radhë për të votuar”
Trump gjithashtu nuk mendon, se do të ketë trazira prej mbështetësve të tij, sikurse theksoi: “Natyrisht nuk do të ketë dhunë.” Sipas tij, mbështetësit e tij e kanë të qartë, e nuk është e nevojshme ai t’ua thotë këtë. “Përkrahësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm”, tha ish-presidenti. As ai vet nuk do dhunë.
78-vjeçari u shpreh njëkohësisht i bindur për fitoren. “Jam shumë i sigurt. Ne kemi hyrë në garë me një avantazh të madh.” Rezultati i zgjedhjeve nuk do të jetë me diferencë të ngushtë, parashikoi Trump. Ndërkohë që sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes tij dhe demokrates Kamala Harris.
Trump u bëri thirrje zgjedhëseve dhe zgjedhësve të tij në SHBA që të kenë durim gjatë votimeve. “Ju duhet të jepni votën, pavarësisht se sa kohë zgjat pritja. Qëndroni në radhë!”, shkruan ai në platformën X. Entuziazmi i zgjedhësve është “në kulm”. Para shumë qendrave të votimit që në orët e para të mëngjesit zgjedhësit presin në radhë të japin votën.
Harris votoi para pak ditësh me postë në Kaliforni
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harrispo e ndjek procesin e votimit për zgjedhjet presidenciale nga Korpusi i Universiteti, ku ajo ka studiuar. Universiteti Howard është një vend i përshtatshëm për të kaluar natën e zgjedhjeve, që mjund të jetë nata më e rëndësishme e jetës së saj. Kjo shkollë e lartë në Uashington që njihet si “Harvardi i zi”, luan një rol të rëndësishëm në biografinë e kandidates demokrate.
Qëkurse ka mbaruar studimet më 1986 nënpresidentja aktuale e SHBA-së është kthyer vazhdimisht aty në çastet më vendimtare të jetës së saj. “Universiteti Hoëard është një ndër pjesët më të rëndësishme të jetës sime”, tha ajo më 2019, kur kandidoi në zgjedhjet paraprake presidenciale për demokratët. “Atje unë për herë të parë kam kandiduar për një post” – si përfaqësuese e këshillit të studentëve. “Këtu ka nisur gjithçka.”/DW