Një aksident i rëndë ka ndodhur në Jonufër, Vlorë.
Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se një furgon markë “Mercedes Benz” është përplasur me një automjet tip Golf. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.
Po ashtu mësohet se pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit, dhe ka pasur nevojë për ndërhyrjen e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/a.r