Kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në garën presidenciale të 5 nëntorit, për Shtëpinë e Bardhë.
Ajo që është vënë re gjatë këtyre zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ‘metamorfoza’ e miliarderit Elon Musk, i cili kaloi nga mbështetja e Hillary Clinton dhe Joe Biden te mbështetja ‘e zjarrtë’ për ish-Presidentin Donald Trump.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se 53-vjeçari Musk më parë e përshkroi veten si të moderuar dhe mbështeti Hillary Clinton dhe Joe Biden në dy zgjedhjet e fundit kundër Trump.
Por që atëherë ai e ka braktisur këtë qëndrim, duke hedhur burime të mëdha financiare në fushatën e kandidatit republikan dhe duke publikuar një rrymë videosh që përmbajnë një varg pretendimesh mashtruese – të cilat vlerësohet se janë parë miliarda herë, shkruan A2 CNN.
/a.r