E Hënë 04 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/18°C
– Zonat e ulëta 8/22°C
– Zonat bregdetare 12/23°C
Kosova për dt. 04 Nëntor 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2C –8°C në mëngjes deri në 15°C –19°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë 05 Nëntor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegulline në mëngjes. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/18°C
– Zonat e ulëta 8/23°C
– Zonat bregdetare 12/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari