Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në DUbai. Bëhet fjalë për shtetasin Armand Qorri që u aksidentua gjatë një hedhjeje me parashutë.
Ai jetonte me familjen e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku edhe humbi jetën gjatë hedhjes me parashutë në Abu Dabi.
28-vjeçari nga Vlora humbi jetën në një aksident të tmerrshëm, gjatë hedhjes me parashutë.
Mësohet se ai ra në një zonë malore, pasi humbi kontrollin e parashutës, ku pësoi dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Megjithatë, edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai s’arriti dot të shpëtojë si pasojë e plagëve të marra gjatë përplasej me shkëmbin.