Ish-kryeminsitri Sali Berisha vijon të bëjë publike mesazhet që ai merr nga “qytetarët dixhital”. Ai poublikon në Facebook një mesazh që ka marrë nga një nxënës shkolle e cili prezantohet si mbështetës i PD dhe pjesëmarrës në protesta.
Por sipas denoncimit ai pretendon se është shoqëruar me dhunë nga policia edhe pse ka qenë në shkollë në protestën e datës 28 Mars.
Ja mesazhi i Berishës:
Qytatari dixhital denoncon:
Rrembim personi nga çunat e krimit te Saje qorrit! Per me shume hollesi lexojeni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Z.Berisha,jam Geraldo Metko nje nga te arrestuarit per protesten e fundit.Kam qen prezent ne cdo protest te PD por protesten e fundit nuk munda te isha i pranishem sepse kam qen ne shkolle duke plotesuar formularin A1 per shkoll te larte.Pasi dal nga shkolla lidhem me miqte e mi ne telefon dhe me than qe protesta mbaroji por jemi ulur te kafe ‘How High’.Arrita te kafja dhe sapo u ula vin persona te maskuar qe me von u mor vesh qe ishte policia sepse menduam se ishte rrembim.Me marrin me force duke me dhunuar dhe nga sharjet me te ndryshme me fusin ne furgon.Arrijm te drejtoria policis dhe nuk me japin te drejten te lajmeroj familjaret dhe avokatin.Nuk me moren deshmi vetem me thoshin:’firmos ktu shpejt’,sikur kisha ber vrasje apo vjedhje.Me pas diten e fundit nuk na lejuan as ushqimet nga familjaret dhe u detyruam te hanim cfar na kishte ngelur.Dua t ju falenderoj perzemersisht Z.Berisha per mbeshtetjen tuaj dhe dua t ju them qe kto na bene me te fort dhe me te vendosur per te larguar njeher e pergjithmon kte qeveri qe tashme ka rene .Kjo esht dhe fotoja qe tregon orarin dhe daten qe un isha ne shkollen P.N.L. Pershendetje te perzemerta.”