Sfida të forta rezervon java e 12-të e Superligës shqiptare. Pesë sfidat do të luhen mes të dielës dhe të hënës, rezultatet e të cilave do të sjellin ndryshime pozicionesh në renditje. Të gjithë sytë do përqendrohen në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia pret Skënderbeun.
Një 90 minutësh tepër interesant që vendos kundër njëri-tjetrit skaje të renditjes. Shkodranët kanë 18 pikë në vendin e dytë, ndërsa korçarët gjenden të 8-ët me 11 pikë. Përballje që synohet edhe hakmarrja nga ana e Vllaznisë, pasi ndeshja e fazës së parë pa Skënderbeun të dilte me pikë të plota.
90 minutësh direkt për vendin e tretë në Elbasan, me vendasit që presin Dinamon. Elbasanasit kanë një pikë më pak se kryeqytetasit dhe fitorja do shërbente për ta parakaluar në renditje. Në fazën e parë ishte nëndetësja blu që mori 3 pikët pas fitores 2-1.
Në Ballsh, Bylisi pret Laçin në një takim që premton emocione. Ballshiotët gjenden të fundit në renditje, me 9 pikë, një më pak se kurbinasit në 90 minutësh që shihet si “gomerdare” shpëtimi për të synuar mbijetesën. Në takimet e tjera, Partizani pret Teutën, ndërsa kampionët e vendit, Egnatia sfidon Tiranën.
/a.r