“Shumë lavazhe në vendin tonë, e sidomos në Atikë janë në pronësi të mafias shqiptare dhe funksionojnë si pastrim parash”, shkruajnë mediet greke, sipas burimeve nga ELAS, AADE dhe Ministria e Financave.
Është një ofrim i paprekshëm shërbimesh dhe mafia shqiptare, e cila kontrollon aktivitetet kriminale si droga dhe prostitucioni, ka gjetur një mënyrë të re për të “pastruar” shuma të mëdha parash, sipas një burimi të GADA-s Ka lavazhe që raportojnë deri në 500 makina në ditë, sidomos në periferitë jugore.
Në një lavanderi në zonën e Glyfadës së poshtme, shihen gjithmonë makina luksoze dhe me targa të huaja. Siç shkruan media greke, ka nisur hetimi për këto bizneset e vogla që papritur morën një hovë të madh.
Një tjetër lavazh, po në zonën e Glyfadës të sipërme, është identifikuar se në krye qëndronte një shqiptar, që kishte lidhje me organizata kriminale.
Janë identifikuar disa lavazhe të tjera në pronësi të shqiptarëve, me prova të forta, në zonën e Pireut dhe dy të tjera në Petrou Ralli, dy në Mesogeia dhe një tjetër në Nikaia, si dhe dy të tjera, një në Ilioupoli dhe një në periferitë veriore.
Në të gjitha rastet, pronarët shqiptarë kanë bërë investime deri në shuma marramëndëse dhe se shumë prej tyre rezultojnë të bashkëpunojnë me organizata kriminale. Investimet që ata kanë bërë në bizneset e tyre, shkon deri në qindra mijëra euro.
Gjithashtu, në disa raste janë konstatuar se pronarët shqiptarë janë të lidhur me bandat e vjedhjeve të makinave, të cilat i “stampojnë” në lavazhe dhe më pas i vjedhin teksa kopjojnë çelësat dhe rrugët ku ndodhen shfaqen përmes targa.
Gjithashtu, ka të dhëna të qarta se ka edhe pronarë të dënuar shqiptarë që kontrollojnë bizneset nga burgu.
/a.r