Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet e Lungomares 3 në Vlorë, për të cilën thotë se po merr formë nga tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se po punohet për projektin e Lungomare 4, ku shton se edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transformuar të “Vlorës së rilindur”.
“Mirëmëngjes! Dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.