Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në lidhje me mbetjet e rrezikshme që kanë mbërritur në portin e Durrësit pak ditë më parë.
Ai është përgjigjur në Kuvend në lidhje me kërkesën e deputetëve Enkelejd Alibeaj, Agron Shehaj dhe Flutura Açka për zbatimin e urdhrit të prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve që ndodhen në Portin e Durrësit.
Hoxha tha se po krijohet infrastruktura e duhur që kontejnerët të vendosen në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia
“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë. Jemi koordinuar dhe të siguroj që nuk jemi në periudha ku urdhrat e prokurorisë nuk zbatohen. Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia. Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që mund t’i fshehim”, tha ai.
/a.r