Deputeti Demokrat, Dashnor Sula ka treguar për mediat një karrige e cila sipas tij është nga karriget e djegura nga opozita.
Sula shprehet se edhe pse ato janë paguar për të marrë të reja nga deputetët e opozitës, janë futur brenda Parlamentit përsëri.
Dashnor Sula: Prap edhe këtu vjedhin, o janë të pangopur, shiko. Këto gjithë natën mendojnë si do të vjedhin natën në mëngjes. Ku merret vesh puna e tyre. 8 milion e 900 mijë i janë ngarkuar Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Elda Hotit dhe Bledion Nallbatit dhe prap ato që kanë shpëtuar ndonjë e kanë futur brenda.
Ndërkohë deputetët e përjashtuar të opozitës nga Sekretariati i Etikës, sërish nuk janë lejuar të hyjnë në seancë plenare pasi janë penguar nga Garda, çka ka sjellë dhe përplasje mes tyre.
Ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të opozitës që lejohen në seancë, bllokuan foltoren e Kuvendit duke moslejuar një seancë normale.
/a.r