Harroni ushtrimet e tepërta dhe të lodhshme që shpesh nuk kryejnë punë sa duhet. Çelësi për të humbur peshë është duke ngrënë çokollatë, djathë dhe duke pirë verë të kuqe, thuhet sipas një shkencëtari.
Profesori Tim Spector, nga Kolegji i Mbretit në Londër, tha se e gjitha çfarë dimë deri më tani për dietat është e gabuar.
Dhe në vend se të privojmë veten nga ngrënia e ushqimeve të preferuara, duhet të gjejmë kohë për t’i ngrënë ato.
Djathë, çokollatë dhe verë të kuqe, që të gjitha këto janë në meny për të humbur peshë, thotë ai, transmeton Gazeta Express.
Profesori Spector thotë se duke ngrënë ushqimet e duhura, ne mund të kultivojmë më shumë baktere të mira dhe të qëndrojmë të hollë dhe të shëndetshëm.
Ai thotë se ngrënësit e rregullt të djathit dhe konsumuesit e rregullt të verës së kuqe, janë më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës, sesa ata që nuk hanë djathë dhe nuk pinë verë.
Express