Deputeti i PD-së, Dash Sula deklaroi se opozita do të hyjë në zgjedhjet e 2025 për të fituar. I ftuar në “Real Story”, duke komentuar goditjet e drejtësisë së re ndaj figurave politike, ai tha se nëse prokuroria “bëhet pjesë që mazhoranca të marrë një shumicë të cilësuar do të jetë vetëvrasje për këtë vend”.
“Ka politikanë, prokurorë, gjyqtarë të korruptuar por ka edhe të ndershëm. Ne duhet ta mbështesim sistemin, por ama kur ma ngre stekën këtu, Berishën apo Metën dhe 5 muaj para zgjedhjeve… Unë që kam qenë prokuror e di sesa bëhet dosja, do dhe tre muaj apo gjashtë muaj. Nëse e bën 6 muaj apo 1 vit më përpara, nuk do të ishe i paragjykuar, por mund ta bësh edhe 5 muaj mbrapa. Por problemi është këtu se kur lë njerëz nga maxhoranca që ke indicie të forta. Ka ndodhur që i ka lënë disa kohë për zgjedhje. Do të isha për SPAK, e kam thënë edhe kur u bë ligji. Duhet të kishte një nivel hetimi, as kryetarët e bashkive nuk duhet të ishin, ama deputetë, ministra, kryeministra, president duhet të ishin në mënyrë që rrethi i subjekteve të ishte i vogël. SPAK të mos bëhet pjesë, të na lërë pa kokë ne opozitën dhe ju t’ju japë turbo. Zgjedhje janë ato të shkreta. Opozita do të hyjë në zgjedhje për të fituar por nëse SPAK bëhet pjesë që kjo maxhorancë, që ka uzurpuar të gjitha pushtetet, të marrë një shumicë të cilësuar, do të jetë vetëvrasje për këtë vend.“, tha Sula.
Ndërkaq, deputeti socialist Lavdrim Krrashi i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim.
Dash Sula ka qe e pro juror. Kur ke prova mund te ngresh padi? Ne rast se ti pushon ceshtjen je ti fajtor . Berisha dhe Meta Jane arrestuar me prova dhe jo politikisht