Zbardhen emrat e deputetëve të opozitës të cilët u kallëzuan në SPAK nga Policia e Shtetit pas bllokuan gjashtë kryqëzime duke pamundësuar qarkullimin normal të mjeteve, për disa orë rresht pasditen e djeshme.
“Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik””, njoftoi policia.
Kallëzohen në SPAK:Bllokuan Kthesën e Kamzës
Flamur Noka
Albana Vokshi,
Xhelal Mziu
Asllan Dogjani
Bllokuan rrethrrotullimin e Shkozetit
Edi Paloka
Dashamir Sula
Bledjon Nallbati
Ervin Minarolli – Sekretari për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD
Bllokuan rrethrrotullimin e Levanit (Fier)Kasem Mahmutaj
Tritan Shehu
Luan Baçi
Në hetim dhe
Tomorr Alizoti,
Qani Xhafa
Edmond Spaho,
Elda Hoti
Kastriot Piroli
Dhe kryetari i bashkisë Kavajë: Fisnik Qosja
/a.r