Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar takimet me pensionistët për të ndarë pikëpamjet për skemën e re të pensioneve. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se sot është arritur që 100 mijë pensionistë të kenë pension mbi 300 Euro si pasojë e reformës.
Më tej, Rama ka theksuar se pensioni mesatar në Shqipëri është 190 Euro. Megjithatë, Kryeministri ka shtuar se kjo shifër sërish është pak teksa ka thënë se janë një masë e madhe të moshuarish që kanë pension të ulët.
Ky fond është i pamjaftueshëm për 1 mijë e 1 arsye që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe të tashmen. Pensionet janë investimi sot për vitet e ardhshme i kujtdo që është në punë. Trashëgimia jonë në këtë pikë është e tmerrshme pasi në fillimet e këtij procesi të demokratizimit, ne kemi pasur një katastrofë me shkatërrimin e infrastrukutës së prodhimt dhe kemi pasur një dalje masive në pension në një moshë shumë të re. Kjo ka rritur në mënyrë të shpejtë dhe numrin e pensionistëve duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me ato që përfitojnë nga pensionet.
Deri në 2014, Shqipëria ishte në një një situatë totalisht kundër të ardhmes me një pension tavan që ishte 100 Euro. Puna në të zezë ishte dominante. Në 2014, hoqëm tavanin. Të gjithë që dalin në pension nga 2014 e këtij, kanë një pension më të lartë. Kjo ishte gropa e madhe që hapën ata që vazhdojnë të çirren nëpër dritare. Ne kemi arritur sot të kemi rreth 100 mijë pensionistë me pension mbi 300 Euro si pasojë e reformës.
Sot kemi pension mesatar 190 Euro, thuajse dyfish është rritur pensioni mesatar. Sigurisht që është pak dhe kemi një masë të madhe pensionistësh që kanë një pension të ulët. 4.1% indeksimi i pensioneve është 100 milionë Euro që janë për t’u paguar plus. Në total, sot që flasim nëse marrin efektet e indeksimit, pensionet e reja, nëse marrim bonusin e fundvitit, nëse marrim të gjitha kompensimet që ne bëjmë, nëse marrim kompensimet për statuse të caktuara, janë 770 milionë Euro që janë përtej skemës së pensioneve, përtej kontributeve shoqërore.
/a.r