Rreth 21 protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit pas protestës që mbështësit e PD bënë në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Në polici janë shoqëruar fillimisht Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
“S’guxon njeri të protestoje, se i fusni në burg”, ka thënë një nga qytetaret që ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua pasditen e sotme.
Të revoltuar reaguan disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese
Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend. Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.