Personi që i mbante Ilir Metës dikur pjatat, ishte i pranishëm këtë të martë në protestën e opozitës.
Petrit Vasili i zgjedhur deputet me 390 vota, ishte sot duke protestuar tek vendi ku u arrestua shefi i tij, te rreth-rrotullimi i Kamzës.
Ai ka komentuar për herë të parë edhe për arrestimin e ish-Presidentit.
“Për mua ka qenë një lajm shokues. Një veprim i cili nuk duhet të kishte guximin dhe kurajën që simbolizonte të vetmin njeri që ka qenë pikë referimi kushtetues dhe patriotik. Sepse sot nëse ende nuk kanë guxuar të vënë firmën e fundit për detin, ishte se e ndaloi Ilir Meta.
Ai ishte një atentat ndaj një burri që zbaton ligjin. Mesazhi që dhanë këta është se horrat duhet të jenë të qetë dhe ata që zbatojnë ligjin duhet të jenë të shqetësuar”,-tha Vasili.
/a.r