Kreu i PBDNJ dhe aleat i Partisë Demokratike, Vangjel Dule i është bashkuar protestës së opozitës me bllokimin e disa akseve rrugore mbrëmjen e së martës.
Në një prononcim për gazetaren Enkelejda Mema, Dule komentoi incidentin ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, i cili sot u sulmua me vezë dhe kos nga një protestues.
Sipas Dules, ky ishte një veprim i turpshëm i orkestruar dhe lejuar nga atyre që nuk e duan vendin në BE.
6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.
Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
/a.r