Partia e Lirisë që ka qenë inekzistente në protesta e mëparshme të PD, më në fund është përfaqësuar në terren.
Erisa Xhixho, nga kthesa e Kamzës deklaroi se “çdo protestë është e suksesshme, çdo protestë shërben për një demokraci më të shëndoshë, pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një keqqeverisje, kemi të bëjmë me një regjim”.
Kur u pyet nëse Partia e Lirisë proteston për arsyet e mësipërme apo edhe për arrestimin e Ilir Metës, Xhixho u përgjigj:
“Ai nuk ishte arrestim, por pengmarrje. Sot, Presidenti i Partisë së Lirisë vuan një burg politik. Rama përdor drejtësinë si armë ndaj kundërshtarëve politikë. Kur arrestohesh nga policë me maska dhe merresh zvarrë, ai është mesazh që kur këtë ia bëjmë Metës, ia bëjmë kujtdo”.
/a.r