Football Leaks ka bërë publike kontratën më sekrete aktualisht në futboll, atë midis Barcelonës e Neymar, blerë nga Santos më 2013. Detajet e kontratës janë të panumërt. Braziliani ka fituar direkt 8.5 milionë euro me nënshkrimin e kontratës dhe një minimum të garantuar prej 45.9 milionë në pesë vjet. Përveç detajeve të lidhur me futbollin, ka edhe jashtë tij. Neymar duhet të mësojë gjuhën katalane, nuk mund të vërë baste dhe të praktikojë sporte ekstremë.
Kontrata parashikon bonuse të shumtë. Triumfi në kampion sjell 850 mijë euro, dyshja Kupë-Champions një milion, tripleta vlen një milion e gjysmë. Për të gjitha këto, duhet të luajë 60 për qind të ndeshjeve, në të kundërt premiot përgjysmohen. Për Neymar edhe një çek 637 mijë euro sa herë që Barcelona kualifikohet në Champions, plus 424 mijë të tjera për kualifikimin në çerekfinale.
Sido që të rrjedhin ngjarjet, edhe sikur të mos marrë asnjë nga bonuset e parashikuar, Neymar ka të sigurt 45.9 milionë nga Barcelona në përfundim të pesë viteve të kontratës.