Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se çdo herë që flet, fjalët e tij keqpërdoren, dhe akuzohet pa të drejtë që me anë të propozimeve për KLSH po tentohet kapja e këtij institucioni.
Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes për diçka të tillë, përveçse të bëjë punën e tij.
“Po e bëj këtë ndërhyrje për të sqaruar disa gjëra. U bë e disata javë që unë personalisht jam objekt i sulmeve të vijueshme në media dhe thelbi është propozimi që kam bërë në rezolutën e komisionit dhe parlamentit në raport KLSH.
Janë sulme që vijnë nga padia, nga mosnjohja e ligjit në radhë të parë dhe punës së deputetit në radhë të dytë janë sulme që vijnë nga keqdashja. Keqadashja e ka origjinën nga brenda KLSH.
Nuk e di se çfarë ka ndodhur në harkun kohor të 10 ditë që nga miratimi i rezolutës në parlament besoj dëshmi që unë kam kapur KLSh apo kam pasur qëllim të kap KLSH.
KLSH kapet nëse doni ju dhe jo ne. Nuk kam kapur njeri. Nuk e di si kapet KLSH. E topleroj padijen, por jo keqdashjen. Sot kam, vendosur të mos flas po ta hap gojën do jem tabelë qitje prapë. Nuk guxojmë dot të hapim gojën”, tha Braçe.
Kurse kreu i KLSH, Arben Shehu, iu përgjigj që “të mos shqetësohej”, por deputeti vijoi me argumentimin se komentet e tij nuk cenonin pavarësinë e institucionit.
“Si mos të shqetësohem, juve nuk ju vjen keq nëse dilni nëpër portale. Kjo që po ndodh na bën që ta qepim gojën fare. Propozimet që kam bërë nuk cenojnë pavarësinë tuaj”. shtoi ai.
Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, shtoi: “Në çdo moment e keni mundësinë të komunikoni me mua. Dua të sqaroj se KLSH nuk asnjë lloj dashakeqësie përkundrazi në radhë të parë si deputet dhe më pas për atë që ju përfaqësoni. Nga ana jonë Braçe ka pasur mbështetje nga ne.
Në lidhje me komunikime apo qëndrime të ndryshme unë kam pasur të gjitha mundësitë dhe kemi zgjedhur rrugën e komunikimit institucional. E vlerësoj zotin Braçe për vlerësimin për punën tonë, për vëmendjen që i kushton institucionit dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë duke ndjekur edhe auditime të ndryshme nga vetë Braçe”.
/a.r