Thuajse 1 javë nga aksidenti tragjik ajror ku rrëzimi i helikopterit ushtarak EC-145 i mori jetën dy pilotëve, autoritetet shqiptare nuk kanë ende një përgjigje përfundimtare rreth shkaqeve të rrëzimit të mjetit fluturues të ushtrisë.
Autoritetet shqiptare, me ekspriencë thuajse të papërfillshme në hetimin e të tilla ngjarjeve i kanë hedhur sytë nga partnerët. Pasi u përfshinë në hetime ekspertët e kompanisë “Eurocopter” qeveria ka kërkuar ndihmë edhe nga shteti francez.
Mësohet se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mbajtur një takim me ambasadorin francez Bernard Fitoussi, të cilit i ka kërkuar ndihmë për hetimin e ngjarjes.
Sipas Kodhelit, ndihma e ekspertëve francez ëhstë me rëndësi për zbardhjen e ngjarjes.