• Kontakt
  • Kreu
  • Kreu
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 29, 2024
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë

Java News by Java News
28/10/2024 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Serbisë njoftoi të hënën se e ka miratuar një projektligj për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij legjislacioni ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në fillim të shtatorit, duke thënë se një prokurori speciale dhe një trup gjykues special “do t’i ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

“Zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata e Apelit në Beograd”, tha Qeveria serbe.

Ajo tha se është planifikuar që në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të krijohet një “departament special për ndjekjen e krimeve të kryera në territorin e ‘Kosovës dhe Metohisë’”.

Më 13 shtator, presidenti serb Vuçiç njoftoi se legjislacioni për organizimin e juridiksionit të organeve gjyqësore serbe për zonën e Kosovës do të miratohej nga Kuvendi i Serbisë brenda 45 ditëve. Siç tha Vuçiç asokohe, prokuroria do të ketë “detyrë të veçantë të hetojë dhe të ndjekë penalisht veprat penale dhe të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të institucioneve në Prishtinë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe rrjedhimisht as institucionet e saj.

Serbët e Kosovës, posaçërisht në veri, janë udhëhequr me dekada nga Beogradi dhe nga institucionet paralele serbe, përfshirë, bankat serbe, një sistem pensionesh dhe beneficionet.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ndërmori disa hapa këtë vit për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në veri, në përpjekje për ta shtrirë autoritetin e Prishtinës në veri sa më shumë.

Qeveritë perëndimore i kanë kritikuar hapat e Kurtit duke thënë se ato janë ndërmarrë në mënyrë të “pakoordinuar” dhe në një kohë kur tensionet ende janë të larta në veri.

Në të njëjtën seancë të hënën, Qeveria serbe e ka miratuar edhe një projektligji për shpalljen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”.

Sipas saj, ky projektligj ofron mbështetje financiare për të papunët, gjegjësisht ata mbi 65 vjeç që nuk kanë ushtruar të drejtën e pensionit, “me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, me theks në zhvillimin demografik, ekonomik dhe kulturor”.

Next Post
Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Durim Bami bashkëpunëtor i drejtësisë?”/ Karamuço: Do të zbardhte krimet në 2 dekada

“Durim Bami bashkëpunëtor i drejtësisë?”/ Karamuço: Do të zbardhte krimet në 2 dekada

October 28, 2024
Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

October 28, 2024
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë

Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë

October 28, 2024
Demaliaj: PD s’ka ekzistuar kurrë! Ata që e drejtuan u emëruan nga Partia e Punës

Demaliaj: PD s’ka ekzistuar kurrë! Ata që e drejtuan u emëruan nga Partia e Punës

October 28, 2024
Flamur Noka zbardh skenarin e protestës së nesërme: Do paralizojmë jetën politike e sociale

Flamur Noka zbardh skenarin e protestës së nesërme: Do paralizojmë jetën politike e sociale

October 28, 2024
Të përfolur për ndarje, Romeo Veshaj fshin çdo postim me Heidin nga rrjetet sociale! Ish-banorja e BBV largohet nga Shqipëria

Të përfolur për ndarje, Romeo Veshaj fshin çdo postim me Heidin nga rrjetet sociale! Ish-banorja e BBV largohet nga Shqipëria

October 28, 2024
“Topi i Artë”: Lamine Yamal zgjidhet “Talenti i vitit”

“Topi i Artë”: Lamine Yamal zgjidhet “Talenti i vitit”

October 28, 2024
Makina përplas motorin në Fier, plagosen dy bashkëshortët

Makina përplas motorin në Fier, plagosen dy bashkëshortët

October 28, 2024
Tre mënyra të pagabueshme për ta zhdukur ankthin menjëherë

Ankthi, sëmundja e të rinjve/ Shkak stresi, lëndët narkotike dhe paaftësia për zgjidhjen e vështirësive

October 28, 2024
VIDEO/Bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë”, Real Madrid fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”

VIDEO/Bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë”, Real Madrid fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”

October 28, 2024
Mijëra gjeorgjianë protestojnë në Tbilisi kundër “vjedhjes” së zgjedhjeve

Mijëra gjeorgjianë protestojnë në Tbilisi kundër “vjedhjes” së zgjedhjeve

October 28, 2024
Sondazhet/Shanset e Donald Trump për të mposhtur Kamala Harris në çdo shtet kyç

Sondazhet/Shanset e Donald Trump për të mposhtur Kamala Harris në çdo shtet kyç

October 28, 2024
Harris ose Trump? BBC: Si po përgatitet Britania e Madhe për presidentin e ri të SHBA

Harris ose Trump? BBC: Si po përgatitet Britania e Madhe për presidentin e ri të SHBA

October 28, 2024
Shtesa e pagave! Qeveria miraton rritje për profesione të veçanta, ekspertët: Të përfshihen mjekët e mësuesit

Shtesa e pagave! Qeveria miraton rritje për profesione të veçanta, ekspertët: Të përfshihen mjekët e mësuesit

October 28, 2024
Bllokim aksesh, përplasje me policinë, apo…/ Çfarë pritet nesër në protestën e opozitës

Bllokim aksesh, përplasje me policinë, apo…/ Çfarë pritet nesër në protestën e opozitës

October 28, 2024
“Jemi në vorbullën e post komunizmit”, Demaliaj: PD s’ka ekzistuar kurrë! Ata që e drejtuan u emëruan nga Partia e Punës!

“Jemi në vorbullën e post komunizmit”, Demaliaj: PD s’ka ekzistuar kurrë! Ata që e drejtuan u emëruan nga Partia e Punës!

October 28, 2024
VIDEO/ Izraeli publikon të tjera pamje nga vrasja e Sinuar, lideri i Hamasit shfaqet Pa shenja jete mes gërmadhash dhe…

VIDEO/ Izraeli publikon të tjera pamje nga vrasja e Sinuar, lideri i Hamasit shfaqet Pa shenja jete mes gërmadhash dhe…

October 28, 2024
“Do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë”, Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, simbol i vëllazërisë sonë

“Po mbështetet nga Perëndimi!”/ Erdogan paralajmëron: Izraeli po përgatitet për luftë rajonale! Gjenocidi në Gaza…

October 28, 2024
U rendit i 16-i/ Xhaka nuk është i pari, një tjetër lojtar shqiptar ka qenë në të kaluarën në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”

U rendit i 16-i/ Xhaka nuk është i pari, një tjetër lojtar shqiptar ka qenë në të kaluarën në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”

October 28, 2024
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Megjithëse aksidentet rrugore u shtuan, vdekjet dhe plagosjet e rënda u pakësuan

October 28, 2024
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Kreu
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com