Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” deklaroi se ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, tashmë i arrestuar, “ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës”.
“Si koleg i zotit Çyrbja ndjej keqardhje, sepse ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës. Është bërë realitet i pakthyeshëm tashmë dhe beteja me drejtësinë është betejë e çdo individi që ka pasur apo ka pushtet në Shqipëri. Të gjithë të pushtetshmit që ballafaqohen me ligjin besoj që është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Gogu.
“Këtë premtoi PS në 2013, kur u prezantua Reforma në Drejtësi, që ka hyrë në një fazë mbresëlënëse të zbatimit të saj. SPAK-u ka bërë avancime në hetime. Veprimet që bën gjithësecili nga ne janë përgjegjësi individuale. PS do të mbajë përgjegjësi si hartuese dhe zbatuese e Reformës në Drejtësi dhe nëse do të shndërrohej në bunker për të mbrojtur të vetët”, shtoi deputeti socialist.
/a.r
Bravo Shoku Gogu, tani e kuptojme edhe me mire se cfare rrace jeni. Te thuash per nje kriminel qe ka qene i gjindshem turp te keni haram gjithe sakrifica e shqipetareve qe te kane edukuar dhe te paguajne me gjak dhe djerse buken qe ti ha.
Cfare s’po degjojme! I gjindshem thote ky idioti i Rames, i cili nuk mundet te heshte. Hajde pastaj e mos u revolto me keta te pafytyre!