Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit. Misioni zviceran i OKB-së tha se takimi ishte kërkuar nga Irani me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë.
“Veprimet e regjimit izraelit përbëjnë një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe destabilizojnë më tej një rajon tashmë të brishtë”, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.
Araqci shtoi se republika Islamike e Iranit, në përputhje me parimet e parashikuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sipas ligjit ndërkombëtar, rezervon të drejtën e saj të natyrshme për përgjigje ligjore dhe legjitime ndaj këtyre sulmeve kriminale në kohën e duhur.
Kujtojmë se dhjetra avionë izraelitë përfunduan tre valë sulmesh para agimit të së shtunës kundër fabrikave të raketave dhe vendeve të tjera pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor, tha ushtria izraelite.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë ankesën e Iranit në Kombet e Bashkuara, duke thënë në një deklaratë të dielën se Irani “po përpiqet të veprojë kundër nesh në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.
“Siç e kemi thënë herë pas here, ne kemi të drejtën dhe detyrën të mbrohemi dhe do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur qytetarët e Izraelit”, tha Danon.