Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjenb nr. 12 në qytetin e Korçës.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka indikon se vdekja e tij mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, dyshohet arrest kardiak.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.