Këtë të diel u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat. Skënder Brahimaj u lind në 19 shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17-vjeçare nis karriera e tij futbollistike me ekipin e Flamurtarit.
Në vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë. Karriera e tij futbollistike zgjati plot 20 vite. Më pas ai shërbeu si trajner futbolli. Në mesin e viteve ’80, Skënder Brahimaj emërohet trajner i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij talentin Fotaq Strakosha, ish-portier i kombëtares shqiptare gjatë viteve ‘90-2000.
Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit disa vite si trajner e më pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari. Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gezim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e se fundmi Fotaq Strakosha.
Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e këtij sporti në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.