Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Lezhë-Laç. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.
Sipas burimeve në vendin e ngjarjes në makinë mbetën të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Sipas të njëjtave burime u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina.
Policia po ashtu ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti./tvklan.al