Dritan Hakaj, 45 vjeç me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë.
Sipas medieve të huaja, ai vdiq në pjesën e përparme të një ndërtese në via Varese në Garbagnate Milanese, në veriun të Milanos, pas një sherri me bashkëshortin e një vajze, me të cilën Hakaj kishte një lidhje jashtëmartesore.
Autori i ngjarjes së rëndë është Ualter Budri, 78 vjeç, pensionist italian.
Nga hetimet e para duket se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar. Në atë moment 51-vjeçarja tenton të largohet për të mbrojtur veten. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj. Ai merr armën, një kalibër Beretta 22 dhe shkon drejt Hakajt.
Në atë moment ai ka qëlluar dy të shtënat e para. I armatosuri, e ndoqi atë derisa u takuan sërish në hyrje të pallatit. Aty ku ndodhi edhe ngjarja.
/a.r