Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur për vdekje këmbësorin dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.
63-vjeçari E. O., 63 vjeç, ka përplasur për vdekje 72-vjeçarin L. Xh., i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.r