Në përfundim të takimit të kreut të PD Basha me partitë opozitare, lideri i opozitës tha se 3 ishin shtyllat për të cilat foli e djathta e bashkuar. Nevoja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, forcimi i përfaqësimit parlamentar si dhe platoforma ekonomike e PD.
Basha tha se në vitin e ardhshëm zgjedhjet do duhet të zhvillohen me votim elektronik. Kryedemokrati shtoi se është e nevojshme që të ketë një transparencë të plotë në fushatat elektorale dhe ndalimin me çdo kusht të përdorimit të parasë publike për interesat partiake në kohë zgjedhjesh.
“Numërimi elektronik është një realitet ligjor që duhet përgatitur për vitin e ardhshëm. E dyta kja të bëjë me sistemin, ku është diskutuar në një frymë të hapur pëer ti dhënë fund këtij hendeku të tmerrshëm të realitetit, një vendi të mbushur me të varfër dhe një parlamenti të mbushur me banditë…. u diskutuan një sërë opsionesh përfshi që nga korrektimi proporcional e deri tek krijimi i sistemit bikameral.
Së treti, kemi diskutuar për cështjen e platformës opozitare, pëer tju dhënë shqiptarëve një ekonomi që i pasuron dhe jo një ekonomi që i vjedh dhe pasuron oligarkët.”- tha Basha.