Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij para sallës së mbushur me emigrantët shqiptarë në Broadway të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama: Ky është thelbi i misionit tim në krye të qeverisë shqiptare, është kryeangazhimi I PS, dhe ky është zotimi ynë I të tre mandateve dhe vetë kuptimi I mandatit tonë të 4 për Shqipërinë. Rruga e Shqipërisë, gjatë periudhës që unë kam patur privilegjin të udhëheq këtë përpjekje drejt bashkimit me BE, I ngjan rrugës së cdo emigrant shqiptar në përpjekjen e tij për tu pranuar me sukses në europë dhe Amerikë. Kur unë mora detyrën Shqipëria shihej me plot dyshime, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk gëzonte respekt, kryeninistri ishte I izoluar prej vitesh. Rruga europiane ishte e bllokaur.
Vendi ishte në telesha ekonomike, qeveria në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve që kishin mbetur rrugëve 40 mln usd, ishte borxhi I qeverisë prej detyrimeve të papaguara, rreziku I kolapsit energjitik më I madh se kurrë borxhi për energjinë ishte 1.3 miliardë dollarë, spitalet ishin pa ilace dhe familjarët I shtronin të afërmit me carcafë e batanije që I merrnin nga shtëpia. Shqipëria kishte nivelin më të lartë të infeksioneve spitalore, mjetet e policisë fikeshin në rrugë, kishe një vrasje në cdo tre ditë, korrupsioni në cdo kontakt të qytetarit me shtetin, për cdo cope letë nga shteti duhet të rrije në radhë.
Turizmi mbahej gjallë nga malli emigrantëve. Qytetet ishin të mbuluara nga pluhur, rrënimi ishte emërues kryesor. Tiranës I kishte ndalur njësoj si sahati edhe koha e zhvillimit. Më shumë se gjysma e tokave të bukës, nuk punoheshin më se nuk kishin ujë. Për agroturizëm nuk bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro. PBB 12 miliardë euro. Shqipëria një vend me litarin në fyt, drejtësia një pazar i madh, ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim në cdo raport. Sot realiteti I zymtë është përmbysur në cdo sector, frynë era e shtetit falë bashkëpunimit me aletatët strategjikë BE dhe SHBA në vetëm një dekadë, ne dyfishuam PBB. Trefishuam pagën minimale, dhe atë mesatare në sektorin publik.