Autor: Liridona Beqiri*
Super-egoja kolektive e qeverisjes aktuale arriti ti nyjeton në mënyrë të shtrembër marrëdheniet ndërkombëtare por edhe me vendet fqinje, gjë që përkon me distancën e këtij vendi nga mesatarja europiane në çdo pikëpamje.
Ky potencial dëmtues e autoritar i shtetit dënon shoqërinë me pandryshim nga cdo lloj vizioni drejt një të ardhmeje të begatë dhe të qëndrueshme. Le ta pranojmë, disa politikanë kanë karizmën e një çorape të lagur që duan ta ndjejnë jetën e pushtetit duke thither nga ato.
Sot, ne po zhytemi në botën e mrekullueshme zbavitëse të politikanëve që janë të vendosur kundër platformës europiane por në stilizim e tepër aktrojnë të zgjuar me ëndrrën evropiane. Po, ata shpirtra “të guximshëm” që duket se mendojnë se “uniteti” është një lloj lajthitje dhe “bashkëpunimi” është diçka që më së miri i lihet realitetit! Të jemi të vërtetë, këta politikanë e trajtojnë anëtarësimin në BE sikur të jetë një profil i diskutueshëm takimesh dhe asgjë tjetër, preferojnë të vazhdojnë të rrëshqasin në BE por të bindur se bari është më i gjelbër në anën e izolimit sillen si mace endacake që kanë humbur rrugën dhe argumentin e kanë vetëm instalacion abstrakt, konfuz dhe në fund të padobishëm. Ndërsa vizioni i një Evrope të bashkuar është ai që shumë prej nesh e mbështesin, e që përballemi me realitetin se si veprimet ose mosveprimet shtetërore e kanë penguar këtë përparim. Kjo tendencë për t’u tërhequr në nacionalizëm minon thelbin e integrimit, duke krijuar ndarje në vend që të nxisë bashkëpunimin.
Rritja e populizmit të tillë dhe ndjenjave anti-BE në vende sinjalizojnë një shkëputje midis qytetarëve dhe institucioneve që synojnë t’u shërbejnë atyre. Rikthimi i tensioneve historike dhe etnike, pabarazitë ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike po lënë në hije përparimin e vendit pa e kuptuar që dështimi i shtetit drejt integrimit evropian nuk është vetëm çështje politike por është një përgjegjësi e përbashkët.
Ndërsa jemi dëshmitarë të ringjalljes së ndjenjave të dëmshme nacionaliste, është përgjegjësia jonë të qëndrojmë kundër tyre, të avokojmë për gjithëpërfshirje, të sfidojmë narrativat që nxisin ndarjen dhe në vend të kësaj të nxisin një ndjenjë përkatësie që i kapërcen kufijtë. Kjo ndarje krijon kufij artificialë midis njerëzve bazuar në përkatësinë etnike, kulturën ose kombësinë, duke nxitur frikën dhe mosbesimin dhe jo vetëm që minon kohezionin social por gjithashtu na largon nga adresimi i çështjeve të ngutshme të vendit me për të ardhme evropiane.
Kjo strukturë politike luan rolin etik të pritjes për “vagon europian” ndërsa vetes i përshpërisin retorikën e të qenurit ekuivalenti njerëzor i shenjës “Jo Evropës”! Duket se ushqehen me idenë se Evropa është një lagje e keqe dhe se ata janë rojet e lagjes së vetë-emëruar! Të jesh pjesë e Evropës do të thotë më shumë sesa thjesht politikë.
Kjo perspektivë e shtrembër jo vetëm që shtrembëron realitetin, por gjithashtu na pengon të mësojmë nga gabimet tona. Është sikur po përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme mbi një bazë gjysmë të vërtetash dhe tregimesh selektive, dhe të gjithë e dimë se kjo rezulton në pyetjen – si të përpiqemi të pjekim një tortë pa miell?!
Për derisa shtetet tjera vijojnë rrugëtimin e tyre drejt integrimit europian, klasa jonë politike vazhdon narrativin e strategjisë klasike të fajësimit dhe akuzave, komedi që i ngjan një ekipi të humbur të shkollës së mësme nën moton- “Nëse zgjidhem, premtoj të hetoj administratën e mëparshme për të gjitha dështimet e tyre!” Ndërkohë, e vetmja gjë që kanë hetuar deri tani është fundi i një gote uji!
Është e lehtë të tallesh me politikanë jo aq cilësorë. Por duhet të kujtojmë se ne kemi fuqinë të zgjedhim se kush na përfaqëson. Pra, le ta marrim përgjegjësinë tonë seriozisht dhe të kërkojmë kandidatë të paktën që mund të lidhin një fjali së bashku pa përdorur thesaurus (rradhitja e fjalëve sipas kuptimit të tyre).
Por, duke u sjellur si europian, le të ngremë një dolli për ëndërrimtarët, por edhe për ata që bëjnë madje edhe kundërshtuesit! Le të kuptojnë përfundimisht se përqafimi i Evropës do të thotë më shumë sesa thjesht një vend në tryezë – do të thotë të ndash edhe ëmbëlsirën!
*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut