Piloti që e pa vdekjen me sy për 11 minuta! 6000 m lartësi, 40 km distancë dhe me motorrin e avionit MIG 15 të fikur në ajër, ulet në tokë! Por, në ç’kushte ndodhi e gjitha kjo? Ish piloti Bilal Sina, i ftuar sonte në Esencë, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.
Eljan Tanini: -Për sa vite keni punuar si pilot avioni?
Bilal Sina: -1966 deri në vitin 1983, kam fluturuar me të gjithë avionët përveç MIG 21. 1983 deri në fillim të viteve 90, kam qenë në drejtim të aviacionit. Aviacioni nuk është ajo lule që duket në fillim, është sa i bukur dhe i vështirë! Unë jam nga Sauku, fshati im është ballkoni i Tiranës. Parku i Liqenit është toka e kushurinjëve të mi, fisi Sina, Brahja, Selita etj… Ngelëm gjyqeve.
Eljan Tanini: -Fëmijëria juaj?
Bilal Sina: -Kur mbarova klasën e 7, bëmë kërkesat për të shkuar në Shkollën Skënderbej, ishte me bursë, të mbante shteti. Shkollen ma caktoi Seksioni i Arsimit. Shkolla Skënderbej ishte 4 vjet. Mbrëmjet e vallëzimit i bënim me Shkollën Pedagogjike, sepse atje kishte vajza. Unë kam kërkuar gjithmonë te studioj për aviacion. 3 herë e kam kërkuar. Në fund, vajta në Vlorë. Shkak për aviacionin, janë bërë avionët e Laprakës. Unë i vogël i shikoja nga Sauku aeroplanët, kjo më frymezoi. Dikur kam kaluar pak metra mbi tjegullat e shtëpisë, nëna qau nga malli kur pa avionin. Ky ishte një gabim me leje. Kam fluturuar me MIG 15, 17, 19. MIG 15 DHE 17 janë rus, MIG 19 ishte gjys kinez e gjysmë rus. MIG 21 ishte kinez i gjithi.
Eljan Tanini: Më trego pak më shumë për avionët MIG?
Bilal Sina: -Këta avionë si MIG 19 ishin të rinj, MIG 21 ishin edhe të përdorur. Rumania e ka rikthyer MIG 21 në gjendje pune. Që pas viteve 90, Agustin Gjinaj bëri një botim, ku unë ngrita edhe shqetesimin se disa MIG mund të qëndrojnë në mënyrë që mos ngeleshim fare pa gjë. Ne kemi patur një aviacion shumë të zhvilluar për nga numri i popullsisë, gjithashtu edhe pilotë shumë të mirë.
Më përcollën shokët me ceremoni kur bëra njëherë operacion për mishin e huaj në hundë. Më nxorën jo të aftë për fluturime. Babaçe Faiku më përkrahu. Komandanti më tha: -Ti nuk di të fluturosh. Lotët e mia vuuu. Babaçe Faiku e kish lënë porosi emrin tim. Ndërkohë unë nisem për në Tiranë po atë ditë. Në atë kohë mora një ngarkesë shumë të madhe psikologjike.
Eljan Tanini: -Avioni i parë që keni fluturuar dhe Kina?
Bilal Sina: -Avioni i parë që kam fluturuar është TIP 61. Me avion reaktiv kam fluturuar në vitin 1965. Në vitin 1985 na u dogj një aeroplan, u shkri i gjithë alumini i tij. Atje e kam parë për herë të parë këtë gjë, kishte 2000 litra karburant, shoku jonë Mesiti u hodh me katapultë. Gjatë jetës sime kam marrë pjesë vetëm në një paradë ushtarake.
Në vitin 1971 kam bërë specializim në Kinë për Avionët MIG 19. Me kinezët flisnim rusisht. Në Kinë vajtën për studime pothuajse i gjithë aviacioni shqiptar. Në 7 muaj që isha në Kinë më familjen, flisja vetëm me letra. Me ushqimin në Kinë ishte shumë shumë problem, u dobësuam të gjithë, nuk kishim të drejtë të flisnim.
Kur erdhëm nga Kina unë vajta në Qytet Stalin, ishte viti 1974, më pas lëviza për të qenë më afër motrës dhe fëmijëve të saj. Jeta në Qytetin Stalin ishte e bukur dhe me nivel të mirë jetese, nafta kishte të ardhura. Me ekonominë ia dilnim, unë nuk kam kursyer kurrë. Frigoriferin dhe televizorin i kemi blerë me llotari. Lavatriçja ishte 20 mijë lekë, rroga ime ishte 8 mijë e 600 lekë, rroga e parë. Gratë i bënin më shumë llotaritë. Uniformat na i jepte reparti. Enver Hoxhën e kam takuar disa herë, unë kam qenë edhe deputet për 5 vjet për zonën Yzberish-Marikaj.
Eljan Tanini: -Si është historia juaj në lidhje me fikjen e avionit MIG?
Bilal Sina: – Vdekja kaloi para syve të mi. Kisha për të bërë një detyrë në lartësinë 8000 m, nuk e kisha unë radhën për të fluturuar. U ndërrova me Stilian Tankën, desha të bëja fluturimin sa më shpejt që të ikja në Tiranë. Avioni ishte në rregull pasi unë e kontrollova, mora leje për të ndezur motorrin. Kisha një mërzitje në atë çast. Në lartësinë 4500-4700 metra dëgjova një zhurmë gumëzhitëse, avioni nisi të dridhej, ranë xhirot në 0, shpejtësia po vinte të ulej. Raportova: Në 6000 m është fikur motorri, të gjitha ishin 0. Motorri nuk ndizej në asnjë lartësi, sipas lartësisë që kisha vendosur të kthehem, avioni ishte kthyer pak për poshtë. Karburanti ishte në rezervuar i fikur.
Rrota e parë nuk u hap, kishte avari. Përvoja është gjë e madhe, rrotullimet i bëja shumë të vogla. Avioni në atë çast ulet vetëm me dy rrota, hunda ishte siper, hunda ra në tokë, karburanti del ne formë sprucoje, eca rreth 900 m me frenat e mia. Ulja ishte shumë e vështirë, rënia është tmerresisht shumë e shpejtë. Ulja doli me sukses, raportova. Shokët te gjithë në krah kur ndalova.
Më dekoruan me Urdhërin e Flamurit të Klasit të Parë, jam dekoruar vetëm unë dhe Vapori Vlora me atë urdhër. Filmi Gjurmë në Kaltërsi, merr shkas nga kjo ngjarje. Kemi qenë shumë të lirë në atë kohë dhe detyrimisht të orientuar.
Eljan Tanini: -Sa ishte dieta e një piloti në atë kohë dhe paga?
Bilal Sina: -Dieta e një piloti avioni ishte kështu: Mëngjesi i parë në orën 7:00, mëngjesi i dytë në orën 10:00, dreka në orën 14:00, darka ne oren 18:00. Në mëngjes gjalpë, çaj, më pas mish, kos, pilaf, vazhdonte me sallatat të çokollatat. Ne ishim të gjithë elegantë, bënim 10 orë sport në javë. Baza Ajrore e Kuçovës kishte ekonominë e saj ndihmëse, lopë, dele, grurë, perime, zarzaravate, madje edhe shiteshin. Thuajse të gjitha bazat ishin kështu. Ndërkohë bëra edhe dy fëmijë, Zana dhe Redi. Fillimi i Demokracisë më gjeti ndryshe, mua më çuan ne Gjadër, teknikën dhe çdo gjë tjetër unë i njihja mirë atje. Demokracia më gjeti në treg duke shitur priza, krijova një bisnes të vogël për të ushqyer fëmijët. Isha një ish Komisar Aviacioni që shisja në treg, puna është nder me të cilën unë ushqeva familjen.