Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se nuk e priste burgosjen e tij.
Vangjeli u shpreh se si prangosja e Metës, edhe arresti shtëpiak i Sali Berishës nuk ishin menduar nga askush në opinionin publik.
Ai paralajmëroi se edhe pse duket se “ka ndodhur gjithçka, ende jemi në pritje të diçkaje” nga SPAK, e cila sipas tij do të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare.
“Nuk e prisja arrestimin e Ilir Metës në këtë formë. Një vit më parë askujt nuk i shkonte ndërmend fati i Berishës në fund të karrierës së tij. Nisur nga copëzat e të vërtetës që shpërndahen nga një bunker i pashembullt si SPAK-u, që tenton t’i ruajë me fanatizëm, parashikimet për nesër janë se do të habitemi më shumë se sot. Edhe pse duket se ka ndodhur gjithmonë shumë se sot. Edhe pse duket se ka ndodhur gjithçka, ende jemi në pritje të ndodhjes së diçkaje. Do të ndodhë përpara zgjedhjeve”, u shpreh ai.