Gazetari Armand Bajrami, i ftuar në Top Story, foli për akuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin Ilir Meta.
Bajrami: Ishin dje në GJKKO, për tre kallëzime penale në kohë të ndryshme. I pari ishte dosja CEZ DIA, një shoqëri tregtare që mblidhte borxhet e prapambetura. Dëmi i shkaktuar është 6.4 miliardë lekë të vjetër në buxhetin e shtetit.
Kallëzimi i tretë ishte nga avokati Idajet Beqiri që ngrinte dyshim për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me disa shpenzime mjekësore që nuk ishin deklaruar dhe nuk ishin burime të ligjshme.
Konkluduan 6 episode pretendon SPAK që shihen të arsyeshme, me tre raste të korrupsionit dhe tre për pastrim parash apo fshehje pasurie.
Blushi: Ku përfshihet Meta, në cilin rast?
Bajrami: Në CEZ DIA, SPAK pretendon se Meta nga pozicioni si ministër i Energjitikës ka ndikuar dhe favorizuar biznesmenin Kastriot Ismailaj. Kryetari juaj dje në sallën e gjyqit mund të jepte argumente drejt Prokurorëve.
Blushi: E ke seriozisht që janë prokurorë ata? Arben Kraja është prokuror?
Bajrami: Meta shkonte në Vjenë dhe bënte takime me pronaret e CEZ shpërndarjes kishte me vete edhe zotin Ismailaj. Ismailaj nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Një nga pretendimet është edhe fakti që Meta ka disa hyrje dalje në linjë ajrore me zotin Ismailaj. Kur është pyetur ka thënë që është rastësi. Nuk ka plotësuar kriteret për t’u lidhur ajo kontratë.
Blushi: Janë ordinerë. Nuk kanë fakte as firma
/a.r