Moti i kthjellët do të vijojë përgjatë ditës së sotme dhe fundjavës. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja tha në “Dita Jonë” se fundjava e fundit e tetorit do të vijojë me temperatura deri në 27 gradë.
“Edhe dita e sotme dhe fundjava do të jetë e kthjellët, nuk do të ketë reshje në territor. Termometri nuk shënon ndryshime krahasuar me një ditë më parë. Do të kemi rritje të lehtë të temperaturave në mesditë, që do të jenë nga minimumi 7 në maksimumin 27 gradë celsius”, tha Porja në A2.
Sipas saj, era do të jetë me drejtim verior dhe verilindor ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në veri dhe në skajin jugor.
Porja tha se edhe në fundjavë do të jetë mot pranveror me temperatura deri ën 27 gradë celsius. Ndërsa rajoni dhe Kosova do të karakterizohen nga mot i freskët.
/a.r